Avokati konfirmon se “Burdushi” ka hyrë në grevë urie

“Burdushi” është i akuzuar për disa vepra penale

Avokati Asdren Hoxha ka konfirmuar se klienti i tij, Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, ka nisur sot grevën urisë.

Lajmin avokati e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”.

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar dje se për sot do të niste një grevë urie, duke u ankuar se po diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Lajmin e kishte konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha, shkruan kallxo.com.

Sipas avokatit, “Burdushi” nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi” është i akuzuar për disa vepra penale.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar. Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Në po të njëjtin muaj ndaj “Burdushit” ishte ngritur aktakuzë. “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit. Në seancën e 22 nëntorit të vitit të kaluar Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si “Burdushi” është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Në po të njëjtin vendim “Burdushit” Gjykata ia ka ndaluar ushtrimin e “profesionit” për tri vjet.

Back to top button