Apeli lë në paraburgim Nagip Krasniqin

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, njofton se sot ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në paraburgim të klientit të tij. Por, sipas avokatit Apeli këtë vendim është dashur ta nxjerrë më së largu deri më datën 27 prill.

Gjithashtu, i njëjti shprehet se Apeli ka konsideruar që Krasniqi duhet të qëndrojë në paraburgim sepse mund të ndikojë te pesë dëshmitarë.

“Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtepiak nuk po e parandalojkan ndikimin e deshmitarëve”, thuhet në reagimin e avokatit.

Back to top button