Avokati Qerkini: Mbrojtja do të ketë argumente të fuqishme për ankesë

Mbrojtja do të ketë argumente të fuqishme për ankesë pas vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim për pengim të drejtësisë. Kështu ka thënë avokati, Artan Qerkini për portalin rtv21.tv duke shtuar se gjykata ka shqiptuar dënime komulative.
“Konsideroj se mbrojtja do të ketë argumente të fuqishme për ankesë, sepse gjykata ka shqiptuar dënime komulative edhe pse të gjitha veprat kanë qenë nga i njëjti kapitull të Kodit Penal. Po ashtu, nuk janë dhënën arsye bindëse se në rastin konkret ka pas pengim të personave zyrtarë në ushtrimin e dëtyrave zyrtare sepse dëshmitaret nuk mund të konsiderohen persona zyrtarë”, ka thënë Qerkini.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe janë transferuar në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020./21Media

Back to top button