Avril Lavigne është fejuar, ndan fotografi nga propozimi i veçantë në Paris

Avril Lavigne është fejuar.
Artistja kanadeze, u fejua më 27 mars më Mod Sun në Paris, sipas një postimi të çiftit në Instagram.
“Ishte propozimi më I përsosur, më romantik që mund ta kërkoja ndonjëherë. Ne ishim në Paris me një varkë në lumin Siene. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila”, ka thënë Lavigne.
Edhe Mod Sun është shprehur shumë I lumtur, gjersa ka treguar haptaz që është shumë I dashuruar më 37 vjeçaren dhe se ajo është e duhura për të.
Mod Sun ka qenë I lidhur me Bella Thorne dhe Tana Mongeau, ndërsa Lavigne ka qenë e martuar me Deryck Whibley nga viti 2006-2010. Pas divorcit ajo u takua me Brody Jenner, dy vjet pas tij u martuar me Chad Kroeger, martesë e cila përfundoi me divorc./21Media

Back to top button