AVUK-u premton ndërprerjen e importimit të vezëve nga Shqipëria

Kryetari i Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Haliti tha se gjatë takimit me nënkrytarin e AVUK-ut, Naser Krasniqi kanë arritur një marrëveshje

Sipas tij nënkryetari Krasniqi u ka premtuar se do të ndërprejnë importin e vezëve nga Shqipëria.

Më tej ai shtoi se nëse nuk mbahen premtimet e dhëna protestat do të vazhdojnë.

Fermeri Rrahman Kida tha se prodhuesit vendor kanë kapacitet të mbulojnë tregun vendor me vezë 100 përqind.

Zyrtarët e AVUK-ut të kontaktuar nuk kanë dashur të prononcohen për media.

Back to top button