Thaçi në vizitën e tij në Itali do të takojë edhe studentë shqiptarë

Thaçi në vizitën e tij në Itali do të takojë edhe studentë shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali ka takuar arbëreshët e Shën Benediktit me të cilët ka shpalosur kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri.

“Mbrëmë patëm një takim të përzemërt me arbëreshë të Shën Benediktit dhe një darkë të shtruar nga kryetarja e Shën Benediktit, Amelia Capparelli. Shpalosëm kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri”, thuhet në postimin e Thaçit.

Ndryshe Thaçi gjatë vizitës në Kalabri, do të takojë drejtuesit e Kozencës dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë. Gjatë qëndrimit në Kozencë, Thaçi do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë Kishën Arbëreshe dhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë./21Media