Axha i 19 vjeçarit të vr*arë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Axhi i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri, Nysret Zymeri, në një deklaratë për RTV21, thotë se ata janë familje e Enver Zymberit dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme me askënd.
Në lidhje me njohjen e familjes së dorasit nga familja e viktimës, ai thotë se nuk kanë njohje në mes vete.
“Me asnjë njeri, me asnjë familje, me askënd nuk kena pas të keqe as fjalë as probleme as kurgjo apsolut, as nuk e dimë qysh ka ndodh as pse ka ndodhë as kush është deri më tani nuk kemi asnjë informatë zyrtare se si ka ndodhur. Hiq me askënd nuk ka pas probleme nuk e kena pa prit na ka ardhur. Deri më tani as nuk i njohim as nuk e dimë kush janë skemi informatë”, tha ai. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?