Babadimri para kamerës së TV21, cilat janë dëshirat e politikanëve për Vitin e Ri?

 
A kishte probleme Babadimri t’i kalojë kufijtë për të arritur në Maqedoni? A ka frikë nga Omicroni? Këto janë disa nga pyetjet për të cilat u përgjigj në intervistën dhënë për TV21.
“Po, më kërkuan certifikatë, por ne në Laponi jemi të vaksinuar, në kohë e morëm edhe dozën e tretë. Nuk kemi frikë nga omikroni? Nuk ka asnjë problem, pse të kem frikë, gjithçka është në rregull me vaksinat”, tha ai.
Babadimri rrëfen se dëshirat e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut janë më të mëdha se dëshirat e fëmijëve në vendet e zhvilluara. Por cilat janë dëshirat e politikanëve?
“T’u sjell stabilitet në shtet. T’u sjell lumturi, hapje të fabrikave, të arrijnë suksese, njerëzit të jetojnë. Më mirë. Ndoshta edhe të kthehen të rinjtë? Të rinjtë duhet të kthehen në Maqedoni, sepse këtu është më mirë”, tha ai.
Ai thotë se nuk ka pasur problem që të sigurojë dhurata për të gjithë fëmijët sepse në Laponi, në polin e veriut, çmimet janë ngrirë me kohë. Ai është i lumtur që udhëton me slitë dhe nuk duhet të shpenzojë të holla për karburant./21Media

Back to top button