Babai dhe djali 3 vjeçar vdesin në aksident

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen pasditen e sotme, ku kanë vdekur një fëmijë 3 vjeçar dhe babit të tij. Ndërsa bashkëshortja e këtij të fundit po trajtohet në spital.
Në aksident u përfshinë automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”, ku dhe ishin babë e bir.
Po ashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht./21Media
Back to top button