Babai e kërcënon me vrasje vajzën e tij

Është arrestuar një person dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj vajzës së tij dhe e ka kanosur atë me vrasje.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se motivet janë të panjohura.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje”, thuhet në raportin ditor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
 

Back to top button