Babai i Ëmblës: E vërejmë gëzimin e saj pas rikthimit në shkollë

Babai i Ëmbla Ademit, Ilir Ademi në ClickPlus në TV21 është prononcuar pas rikthimit të vajzës së tij në shkollë. Ademi ka thënë se edhe pse Ëmbla nuk mundet të flas, ata kanë vërejtur gëzimin dhe ndryshimin tek ajo pas rikthimit në mesin e shoqërisë.
“Ëmbla është më e gëzuar. E ndjenë që është kthyer me moshatarët e vetë, edhe pse nuk mund të flas dhe të shpreh gëzimin që e ka si fëmijët dhe moshatarëte saj, ne si prind e dimë se ajo është e gëzuar për shkak se dallimi prej asaj kur ishte e vetmuar do të thotë është shumë i madh, edhe ne si prind jemi të gëzuar që mbaroi kjo punë”, ka thënë Ilir Ademi, babai i Ëmbla Ademit, vajzës me nevoja të veçanta./TV21

Back to top button