Babai justifikon dhunën ndaj vajzës 6 vjeçe: E rraha se bezdiste të ëmën në telefon

Prokuroria ka ngritur një tjetër akuzë ndaj 27 vjeçarit nga Kamza, i arrestuar për dhunë ndaj vajzës së tij 6 vjeçare.
Është ajo e “marrëdhënies seksuale me të mitur” do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë nëse e mitura është abuzuar seksualisht nga i ati.
Seanca sot në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës është mbajtur me dyer të mbyllura.
I arrestuari ka mohuar kategorikisht që e kishte abuzuar seksualisht, por ka pranuar dhunën fizike, rrahjen me thupër duke justifikuar me arsyen se vajza e bezdiste në telefon të ëmën ndërsa ajo ka qenë në punë.
Madje, ai ka deklaruar se e ka çuar vetë në spital vajzën.
Nga dosja është mësuar se e mitura e ka marrë nënën e saj në telefon, duke i kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe mos ta linte vetëm me babin. Prokuroria e Tiranës mësohet se ka kërkuar ekspertim psiqik dhe analizat për përdorimin e mundshëm të drogës ndaj dy prindërve të 6-vjeçares.
Çifti ishte ndarë kur e vogla kishte qenë vetëm 1 muajshe dhe 2 muaj më parë kishin nisur bashkëjetesën përsëri në një familje.
27 vjeçari është mbrotjur nga një avokat kryesisht./oranews

Back to top button