Babai nga Obiliqi nuk di vendodhjen e vajzës së tij
Një baba ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti ka ndodhur më 20.03.2022 në Obiliq, ndërsa rasti është raportuar dje, më datë 21.03.2022.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor./21Media