Babë e bir dënohen me 43 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Shaptej të Deçanit

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Durim e Sali Lushajt, për vrasjen e dyfishtë në Shaptej të Deçanit, duke i dënuar me 43 vitesh burgim.
Durim Lushaj akuzohej se më 25 gusht 2016, në fshatin Shaptej të Deçanit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.R. Kurse, pas kësaj, ngarkohet se bashkë me babanë e tij, Sali Lushaj kanë vrarë tani të ndjerin B.R,
Të pandehurit Durim Lushaj gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej njëzetepesë (25) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit Sali Lushaj gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje tetëmbëdhjetë (18) vite, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurve secilit veç e veç ju konfiskua arma e sekuestruar dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të pandehurit Durim Lushaj dhe Sali Lushaj , secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëqind euro (500) € në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqindepesëdhjetë euro (150) € si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro (50) €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Të pandehurve Durim Lushaj dhe Sali Lushaj iu vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit/21Media

Back to top button