Muminoviq kërkon të bronztën përballë xhudistes serbe në Evropianin U23

Erza Muminoviq do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos në grupmoshat U23, ku përballë do ta ketë një xhudiste serbe.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Muminoviq e mposhti në repesazh xhudisten nga Zivcra, Manon Monnard.
Ndërkaq, Muminoviq tani do ta ketë përballë xhudisten nga Serbia, Nikolina Nisavic në garën për medaljen e bronztë.

Back to top button