Babë e bir kanosin kryetarin e Kllokotit

I dyshuari është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale

Dje i pari i Kllokotit, Bozidar Dejanovic raportoi se me datën 3 dhjetor ishte kanosur nga dy persona të dyshuar, babë e bir.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e tyre operative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast.

“Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit. Gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button