Babë e nënë nga Podujeva braktisin fëmijët

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit dhe braktisjes së fëmijëve në Komunën e Podujevës.
Babë e nënë kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre, vajzën 12 vjeçe dhe djalin 9 vjeç, duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.
Policia ka arrestuar prindërit. Me vendim të prokurorit në bashkëpunim me Qendrën Për Punë Sociale, fëmijët janë dërguar në strehimore.
Më pas prindërit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button