Gjakovari vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas që i njëjti aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50 në Gjakovë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, një fishek, një predhë dhe një gëzhojë.
Sipas raportit mjekësorë, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button