Bad News Eagles kualifikohet në “Legends Stage” të Majorit të Parisit

Ekipi kosovar i videolojës CS:GO, Bad News Eagles, ka siguruar kalimin në fazën “Legends” të turneut Major që do të mbahet në Paris.

BNE-ja të dielën në një përballje direkte për kualifikim në fazën “Legends” mposhti ekipin GamerLegion me 2:1 në harta.

BNE-ja fitoi 16:7 në hartën “Mirage” të cilën e zgjodhi, ndërsa më pas pësoi 16:14 në hartën “Ancient” të zgjedhur nga GamerLegion.

Në hartën vendimtare “Vertigo”, BNE-ja triumfoi me rezultatin 16:7.

Fituesi i turneut Major në Paris i merr 500 mijë dollarë.

Back to top button