Baerbock thekson arsyen pse Kosova duhet të anëtarësohet në KE

Vizita e Kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock ka ndikuar që kjo e fundit të kuptojë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i shteteve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Të paktën kështu ka thënë vet Baerbock, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ajo mbështet Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, ka thënë Baerbock, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter.
Përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës dje në mbledhjen e Komitetit kanë shprehur edhe Shqipëria e Kroacia, të cilat dolën edhe me deklarata zyrtare.

Back to top button