Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor

Ka mbetur më pak se një muaj deri në mbajtjen e testit të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen këtij provimi.
Matura Shtetërore sipas njoftimit do të mbahet me 18 qershor të vitit 2022. Risi në këtë vit është se maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një ditë për të gjitha lëndët.
“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftim.
Më shumë detaje rreth këtij provimi mund t’i gjeni KËTU /21Media

Back to top button