Bahtiri dënon sulmin në veri: Nuk duhet lejuar fuqizimin e grupeve kriminale

 

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj grupit të atletëve kosovarë sot në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhet ky rast kriminal, duke thënë se nuk duhet lejuar që grupet kriminale, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë.

Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” sot në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk është lënduar askush.

Back to top button