Muajin e fundit të shtatzënisë “Bahari” po e kalon në këtë mënyrë

 

Gaye Turgut apo e njohur si “Bahari” është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Deniz Evin janë në pritje të fëmijës së parë, shkruan rtv21.tv

Dyshja kanë treguar se dashuria e tyre së shpejti do bekohet me një vajzë.

Aktorja ka njoftuar se është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe për ta kujtuar në të ardhmen këtë muaj ajo po kujdeset që të realizojë fotografi të shpeshta.

Këto fotografi ajo nuk po heziton që t’i publikojë edhe në rrjetet sociale.

 

 

Ndryshe, Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar janë bërë të njohur nga rolet e tyre, të “Baharit” dhe “Ymytit” nga seriali “Më fal”, në të cilin ata ishin motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar. Aktorët, lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2013./21Media

Back to top button