Bahtiri: Do jem kryetar edhe për dy mandate

Bahtiri thotë se nuk do të dorëhiqet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mohuar se e ka në plan që të japë dorëheqjen nga kjo pozitë.

Ai tha se qëllimi i këtyre spekulimeve është që të pengohet puna e tij, ndërsa shtoi se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi.

“Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin”, tha Bahtiri.

Sipas tij, asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët e tij politikë, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit të tij ku thekson se të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.

“Më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes”, përfundoi Bahtiri.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Agim Bahtiri nga radhët e AKR-së fitoi në garat për kryetar të Mitrovicës./21Media

Back to top button