Bahtiri: Kishim mundur të punojmë më shumë

Kosova feston 11 vjetorin e pavarësisë

Kryetai i Mitrovicës, Agim Bahtiri uroi përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se shteti gjatë këtyre viteve ka ecur përpara, megjithatë siç tha ai ka ende punë për të bërë.

“Kosova ka ecur përpara, kishim mundur edhe më shumë më i përvjel duart e më punu më shumë”, u shpreh Bahtiri në një intervistë për RTV21.

Ndërsa sa i përketë peticionit për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri tha se shpreson në bashkim.

“Po unë po shpresoj që po bashkohemi pasi që ja kemi borxh të gjithë dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë rënë për Kosovën”, u shpreh ai në një intervistë për RTV21 duke thënë se për këtë beson shumë edhe te Zoti edhe te politika dhe Kosova./21Media

Back to top button