Nis seanca solemne, mungojnë deputetët e VV-së
Kosova feston ditëlindjen e 11-të
Ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës më rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Seanca filloi nën intonimin e himnit të Kosovës, shkruan rtv21.tv.
Në këtë seancë po mungojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar 11 mangësitë, që sipas VV-së kanë ndodhur në vendin tonë. Përmes një imazhi të postuar në facebook, VV ka deshifruar 11 të këqija të Kosovës.
Si mysafirë special në këtë seancë janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe miku i Kosovës, William Walker./21Media