Bahtiri njofton se kryetari i Zubin Potokut ka hyrë në objektin e komunës

(Lajm i përditësuar)
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin komunal. Bahtiri madje ka vizituar Zeqirin në zyren e tij.
“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunën të cilën e udhëheq”, ka shkruar Bahtiri.
Ai ka thënë askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin.
Urime e shumë suksese kryetar!”, ka shkruar Bahtiri.
Serbët pengojnë kryetarin ri të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri flet për RTV21
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri për RTV21 ka konfirmuar se serbët e kanë penguar atë të futet brenda objektit të komunës.
Policia e Kosovës po asiston kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse./21Media
View this post on Instagram