Policia e Kosovës po asiston kryetarët e komunave veriore

Policia e Kosovës po asiston kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive krimina le që paraqiten në vend./21Media

Back to top button