Bajden: Vaksinimi – nëpër stadiume

Presidenti i SHBA Xhozef Bajden (Joseph Biden) tha sonte se administrata e tij ka në plan të organizojë vaksinime për qytetarët në stadiumet e ligës profesionale në futbollin Amerikan (NFL).

Bajden përmendi ofertën e fundit të komisionerit të NFL Roger Goodel për përdorimin e stadiumeve futbollistike për vaksinim.

Shtatë stadiume NFL tashmë po përdoren si vende të vaksinimit, ndërsa Goodell ka ofruar të gjitha stadiumet./21Media

Back to top button