Në Dukagjin moti i ligë dëmton rrjetin elektrik

Sipas një njoftimi të KEDS-it,sonte në Rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, era e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik.

Erërat e forta,që kanë kapluar vendin në orët e vona dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që furnizimi me energji elektrike në zonën e Dukagjinit të afektohet nga dëmet që janë shkaktuar në rrjet.

Peja dhe Gjakova janë zonat më të goditura, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit.

KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar.

KEDS njëherazi ju bën thirrje qytetarëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të shkruajnë përmes rrjeteve sociale./21Media

Back to top button