Bajqinovci: LDK-ja nuk po mund të heq dorë nga dashuria e parë me PDK-në

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, akuzoi LDK-së për bllokim të konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, refuzimi i LDK-së për koalicion me LVV-në dëshmon se ky subjekt politik nuk po mund të shkëputet nga bashkëpunimi me PDK-në. Në një intervistë për rtv21deputeti Bajqinovci tha se nuk preferojnë një koalicion të gjerë.
‘’LDK-ja nuk po mund të dal nga bashkëpunimi me PDK-në. Ju e keni parë që edhe në letër shkruan që duhet të bëhet një Qeveri tranzicioni ku duhet të jenë të gjithë. Ne e dimë adresën e PDK-së, ne po të dëshironim do të shkonim te PDK-ja, por ne nuk po dëshirojmë që të kemi koalicion të gjerë, por po dëshirojmë të kemi koalicion me LDK-në. LDK-ja assesi të dal nga dashuria e parë që quhet PDK-ja për 20 vitet e fundit që kanë qenë bashkë. Unë mendoj se kjo është e dëmshme se çka LDK-ja ka bërë tash dhe unë mendoj se ky ngërç politik është për fajin e LDK-së” tha Bajqonovci./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?