Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ-ja sot shqyrton pezullimin e një partie politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, ku në rend të ditës janë dy pika kryesore: rekomandimi për pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 13:30

Sipas pikave me radhë, KQZ-ja fillimisht do të shqyrtojë dhe miratojë procesverbalin e mbledhjes, për të vijuar me rekomandimin e regjistrimit të partisë politike “Kosovski Savez”.

Më pas do të vijohet me rekomandimin për pezullimin e partisë politike “Kosova Adalet Turk Partisi”.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në pezullim të kësaj partie.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button