Bajqinovci: PDK nuk ka ndonjë arsyetim, duhet t’i bashkohet Kurtit
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndonjë arsyetim dhe duhet t’i bashkohet Kurtit.
Këtë ai e tha në kuadër të takimeve që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka zhvilluar sot me opozitën.
“Mendoj që PDK nuk ka ndonjë arsyetim, sepse të gjitha partitë politike kanë ardh në takim dhe do të vijnë, andaj unë mendoj që duhet t’i bashkohet pozitës, pra kyeminstrit Kurti dhe të ulen të diskutojnë para se të fillojnë bisedimet me Serbinë”, tha Bajqinovci./21Media