Bajraj: Administrata e re e SHBA-së do të sjellë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Njohësi i zhvillimeve politike në SHBA, Emanuel Bajra, vlerëson se është e vështirë të parashikohet se kush do të jetë president i ardhshëm i SHBA-së midis dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump për shkak se, siç thotë, ka luhatje të sondazheve dhe mënyrës se votuese. Por, sipas tij, në rast se Trump zgjidhet president presioni i SHBA-së ndaj Kosovës do të jetë më dinamik. Ndërsa, nëse zgjidhet presidente Kamala Harris, sipas tij, administrata e demokratëve do t’i kërkojnë Kosovës kompromise në proces të dialogut me Serbinë. Bajraj ka bërë krahasime se cilat mund të jenë përparësitë dhe mangësitë e dy kandidatët sa i përket mbështetjes ndaj Kosovës në politikën e jashtme,
‘’Nëse Trump fiton nesër gjasat janë që raporti SHBA-Kosovë do të jetë më transaksional ky është rreziku më i madh për Kosovën. E dimë modelin e më hershëm të marrëveshjeve të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë ku Kosova doli fituese në një aspekt për shkak se fitoj njohjen shumë të rëndësishme të Izraelit, përderisa shumica e pikave të tjera të marrëveshjes nuk u implementuar për shkak edhe të ndryshimeve gjeopolitike. Këtë radhë siç duket administrate e Trump kanë marrë shumë mësim dhe mund të ketë shtyrje më të madhe për një fazë të re të dialogut pa pjesëmarrjen e evropianëve dhe dialog të sforcuar për shkak se Trumi do të dëshirojë rezultate. Do të mund ta përdor Kosovës siç e ka përdorur herën e kaluar për të bërë propaganda për arritjet e tij diplomatike nëpër botë duke marrë shembull, shiko Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje dhe pse nuk bëni edhe ju. Në rastin konkret në Ukrainë dhe në vende të tjera’’, tha Bajraj për rtv21.
‘’Unë mendoj se është bukur interesante puna e tranzicionit nën administratën e re të Harris nëse fiton zgjedhjet, për shkak se e shoh si një vazhdimësi të politikave të Obames. Në mënyrë sipërfaqësore do të mbrohen interesat e perëndimit dhe të aleatëve të SHBA-së. Por, nuk do të ketë dinamizmin që mund të ketë një administratë e Trumpit karshi Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj që gjasat janë që nën administratën e Harris presioni të jetë shumë më i madh mbi Kosovën. Për shkak se ashtu kështu Kosova sot shihet sikur ai vendi që nuk po bënë kompromise. Demokratët kërkojnë kompromise. Demokratët duan që t’i përfundojnë punët dhe të ecin përpara. Kjo është rrezikshmëri që mund të ia cenoj Kosovës disa interesa të rëndësishme. Por, një avantazh është se me demokratët mund të ulemi dhe të bisedojmë, përderisa me Trump nuk do të ketë biseda. Por, do të kemi instruksione për të vazhduar punën’’,tha ai. /RTV21/ 21Media