Bajram Rexhepi i nënshtrohet operacionit

Ish- Kryeministri i është nënshtruar një operacioni neurokirurgjik gjatë ditës së sotme i cili thuhet se është kryer me sukses

​Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu ka nënshtruar ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë, në mënyrë që të evitohen përparimet e mëtejme të dëmtimeve të trurit.

Ndërhyrja është kryer me sukses dhe së shpejti pritet të ketë një konferencë për media, ku do paraqiten drejtori i përgjithshëm Curr Gjocaj, operatori kryesor, dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, Rrushtem Musa.

Back to top button