Liverpool me ofertë për Hart-in

Joe Hart është numri një i Anglisë, mirëpo këtë titull e ka humbur tek Manchester City

Sezonin aktual po e kalon i huazuar tek Torino, të cilët janë shumë të interesuar për ta mbajtur atë në skuadër mirëpo nuk kanë fonde për ta blerë atë, shkruan rtv21.tv.

Liverpool në anën tjetër i ka fondet e mjaftueshme, dhe trajneri Jurgen Klopp ka urdhëruar të përgatitet një ofertë prej 20 milionë funteve për anglezin, raporton The Sun.

Hart po kalon një sezon të mirë dhe forma e tij është në nivel, mirëpo në sezonin 2017/2018 pritet rikthimi i tij në Premier Ligë./21Media

Back to top button