Bajrami: A ka fytyrë Qeveria me publiku listën e përfituesve nga subvencionimi i energjisë
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Bajrami ka thënë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka lajthitur me çmime në dokumentin konsultativ, pasi fillimisht janë dërguar komente për të hyrat deri në 132 milionë euro, por sipas saj, një ditë para se të ngritet çmimi, ZRRE-ja i ka rritur në 251 milionë euro të hyrat, shkruan rtv21.tv
Ajo e ka sfiduar ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Qeverinë që të publikojnë listën e top 50 bizneseve që do të përfitojnë nga subvencionimi prej 90 milionë eurosh i Qeverisë për energjinë elektrike./21Media