Bajrami: Aderimet e reja tregojnë se profesionistët po e zgjedhin LDK-në para VV-së

(Lajm i përditësuar)
Bajrami: Aderimet e reja tregojnë se profesionistët po e zgjedhin LDK-në para VV-së
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka bërë të ditur se aderimet e reja në LDK janë një shenjë e mirë për të ardhmen. Ajo theksoi se profesionistë të ndryshëm po zgjedhin LDK-në para Vetëvendosjes dhe partive tjera, duke e konsideruar këtë rezultat të rëndësishëm pas zgjedhjeve të fundit.
“Kemi disa aderime të reja dhe unë konsideroj që është shenjë e mirë që profesionistë të ndryshëm na zgjedhin neve para se me shku në VV, duke e marrë parasysh rezultatin e fundit zgjedhor. Këta kanë thënë prej ditës së parë që ndihen mirë dhe ndihen të lirë për fjalën e tyre. Janë persona që po punojnë që nesër të jenë bartës të proceseve,” tha Hykmete Bajrami.
Bajrami: Kurti hapi thesin e ‘Babadimrit’ për të blerë vota
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në ”Click” të RTV21 ka theksuar se gjatë 5 viteve të Qeverisë Kurti nuk është bërë asnjë reformë apo konsultim serioz me biznesin.
Ajo vuri në dukje rritjen e çmimeve të energjisë për bizneset e mëdha, mungesën e lehtësirave fiskale dhe administrative, si dhe investimet kapitale të parashikuara prej qeverisë që nuk u realizuan.
“Në 5-vjeçarin e qeverisjes së Kurtit, nuk kemi parë asnjë reformë apo konsultim me biznesin. Të gjitha bizneset e mëdha kanë përjetuar rritje të çmimit të energjisë, nuk ka pasur lehtësira fiskale apo administrative, dhe investimet kapitale prej gati 2 miliardë eurove që duhej të implementoheshin nga biznesi privat nuk ndodhën. Në fund të vitit, Kurti hap thesin e ‘Babadimrit’ dhe blen vota me para,” tha Bajrami.
Bajrami: Vetëm VV ka fuqinë ta propozojë Vjosën për Presidente
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar debatet për kandidaturën e Vjosa Osmanit, duke theksuar se vetëm Vetëvendosja ka mundësinë ta propozojë atë, për shkak të fuqisë së saj në parlament.
Ajo shtoi se çdo parti tjetër që pretendon të përfshihet duhet të shikojë qartë se me votat e kujt do ta realizojë kandidaturën.
Bajrami: VV po manipulon votën e diasporës, LDK nuk i frikësohet mërgatës
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qëndrimet e Vetëvendosjes lidhur me votën e diasporës, duke akuzuar partinë në pushtet për tentativë manipulimi.
Ajo theksoi se LDK-ja gjithmonë ka mbështetur pjesëmarrjen e qytetarëve jashtë vendit, ndërsa shprehu shqetësimin për mënyrën se si VV po tenton të ndikojë në procesin zgjedhor jashtë ambasadave dhe konsullatave.
“Ajo që VV ka kërkuar është që të votohet jashtë ambasadave dhe jashtë konsullatave. Nuk mund të lejojmë që ambasadorët, të cilët VV i ka dërguar, të organizojnë tubime në diasporë. Nga diaspora nuk kemi frikë, por kemi shqetësim për manipulimin e votës së diasporës nga VV. LDK kurrë nuk ka qenë kundër emigrantëve,” tha Bajrami.
Bajrami me kritika ndaj Kurtit: I mbledh taksat, por s’i kthen në shërbime
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në ”Click” të RTV21 ka akuzuar Albin Kurti për keqpërdorim të taksave të qytetarëve dhe për veprime të cilat, sipas saj, kanë karakter elektoral.
Ajo theksoi se fondet që mblidhen nga qytetarët nuk po kthehen në shëndetësi, arsim apo drejtësi, ndërsa vendimet populiste shfaqen vetëm pak para zgjedhjeve.
“Nëse Kurti gjatë gjithë kohës mbledh taksa nga qytetarët dhe vendos që ato të mos i kthej në shërbime shëndetësore, në shkolla, në shërbim të drejtësisë, e pastaj një javë para votimit merr vendim t’ua japë studentëve nga 100 euro dhe t’u dërgojë mesazh me emrin e tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë,” tha Bajrami, duke e cilësuar veprimin si manipulim me paratë publike për përfitime politike.
”Kërkoj përgjegjësi nga ai”,Bajrami: Kurti është fajtor për gjendjen në vend
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë është rezultat i menaxhimit të dobët të Qeverisë Kurti, e cila, sipas saj, ka pasur në dorë gjithë pushtetin për pesë vite.
Ajo theksoi se përgjegjësia për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimin e kontratave publike bie drejtpërdrejt mbi Albin Kurtin
“Kurti për 5 vjet i ka pasur të gjitha nivelet e pushtetit. Përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik, për luftën kundër korrupsionit dhe për kontratat publike e ka Kurti. Prandaj, unë kërkoj përgjegjësi nga ai,” tha Bajrami.
Bajrami: LDK në ngritje, VV-në e ka kapur paniku sepse janë në rënie
Hykmete Bajrami ka deklaruar se Vetëvendosja, ndonëse ka pasur në dorë të gjitha nivelet e pushtetit dhe miliarda euro nga buxheti i shtetit, po përballet me rënie të vazhdueshme të mbështetjes.
Ajo në ”Click” të RTV21 tha se VV ka rënë nga 42%, ndërsa të dhënat nga terreni tregojnë një trend të qëndrueshëm rritës për LDK-në.
“VV i ka pasur të gjitha: pushtetin në çdo nivel dhe miliarda euro në duar. Megjithatë, janë në rënie. Të dhënat që marrim nga terreni tregojnë se trendi ynë është rritës, ndërsa VV-ja është në ulje. Kjo është edhe arsyeja e panikut të tyre – qytetarët më në fund po e shohin realitetin,” tha Bajrami.
Bajrami: LDK synon fitoren, qeveri me këdo tjetër, por jo me VV-në
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të qartë se partia e saj po hyn në garën zgjedhore me synimin për të dalë forcë e parë politike në vend. Ajo theksoi se LDK-ja po forcohet çdo ditë me aderime të reja dhe me një mobilizim të plotë në terren, ndërsa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen.
“Ne në garë po shkojmë për t’i fituar zgjedhjet. Kemi një listë me plot aderime të reja dhe jemi duke punuar. Nuk kemi asgjë të përbashkët me VV-në; nuk ka respektuar shtetin, nuk ka respektuar ligjet dhe e shoh të pamundur një bashkëpunim me ta. Qëllimi ynë është të dalim të parët. Një qeveri me partitë tjera – jo me VV-në,” tha Bajrami.
Bajrami: S’kam asgjë personale me Kurtin, por nuk mund të hesht
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sqaruar se kritikat e saj ndaj kryeministrit Albin Kurti nuk kanë motive personale, por lidhen me, siç thotë ajo, propagandën dhe premtimet e pambajtura të qeverisë.
“Unë nuk kam asgjë personale me Kurtin apo me kënd tjetër. Kam kundërshtuar propagandën e tyre, sepse nuk mund të vish në pushtet duke premtuar ulje të çmimit të energjisë, e pastaj ta rrisësh atë,” deklaroi ajo.
Bajrami shtoi se Kurti tashmë ka më shumë kohë në pushtet sesa ka pasur LDK-ja në mandatin e saj, ndërsa theksoi se reagimet e saj kanë qenë të domosdoshme: “Kundërshtimet i kam bërë sepse nuk kam mundur të jem indiferente.”
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se si pasojë e situatës energjetike në Kosovë, vitin 2026 do ketë sërish rritje të çmimit të energjisë, për çka tha se do jetë e pa perballueshme për familjet.
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë në detyrë dhe institucioneve përgjegjëse për sektorin energjetik, duke thënë se edhe pse qytetarët marrin vesh për abuzime me kontrata të energjisë, “askush nuk reagojnë dhe nuk është parë të shkarkohet asnjë person”.
Ajo përmendi ish-ministren Artane Rizvanolli, kryeministrin Albin Kurti, si dhe personat përgjegjës në KOSTT dhe ZRRE, duke theksuar se pavarësisht shkeljeve të raportuara, nuk është ndërmarrë asnjë veprim, dhe nuk ka pasur asnjë shkarkim.
“I mbetet Prokurorisë Speciale të merret me rastin. Ajo çka dihet se Kosova pjesën më të madhe të kapaciteteve transmetuese i ka të blera, të rrezevuara nga kompania EFT e Vukanoviqit”, tha Bajrami duke e cilësuar këtë si një problem serioz që kërkon hetim të thelluar.
Bajrami me akuza për VV-në: Hajnia më e madhe ndaj qytetarëve po bëhet përmes energjisë elektrike
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në “Click” të RTV21, ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes, duke deklaruar se ”po vjedhin më së shumti përmesenergjisë elkrtike”.
“Hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës është përmes energjisë elektrike, nga VV-ja”, tha Bajrami.
Ajo theksoi se që nga viti 2021 janë shpenzuar 811 milionë euro për import të energjisë, ndërsa qytetarët po përballen me çmime të rritura dhe tarifa të pajustifikueshme.
“Rritja e çmimit të energjisë”, Hykmete Bajrami akuzon për abuzime dhe indiferencë institucionale
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në ”Click” ngriti alarmin për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe mënyrën se si, sipas saj, janë keqpërdorur kapacitetet energjetike në vend.
Ajo theksoi se qytetarët, veçanërisht në dhjetor të vitit 2024, kanë paguar ”deri në 800 euro vetëm për transportin e një megavati”, duke e cilësuar këtë si abuzimme rregulloret e tregtimit të energjisë.
Bajrami akuzoi institucionet përgjegjëse për një ”qëndrim tërësisht indiferent”, duke nënvizuar se çfarë ka ndodhur është rezultat i mungesës së mbikëqyrjes dhe shfrytëzimit të hapësirave ligjore në dëm të qytetarëve./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?