Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami i fton në përballje të gjithë Qeverinë Kurti: Caktone studion, merrni vizatimet me vete, unë ju pres

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe një herë lidhur me kontratat një burimore apo sekrete, numri i të cilave në këtë qeverisje kalon shifrën 2 mijë sosh.

Bajrami ka thënë se kontrata të tilla janë burim i korrupsionit dhe ata që s’pranojnë që ato të auditohen janë të njëjtë me të korruptuarit.

“Korrupsioni mbulohet me propagandë aq sa dielli me shoshë”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së tutje ka thënë se prej 273 milionëve të shpenzuara për kontrata sekrete gjatë Qeverisjes së Kurtit këtë mandat, nga 38 komunat e Kosovës në total janë shpenzuar vetëm 33.8 milionë euro për kontrata të negociuara.

Bajrami i ka bërë thirrje të gjithë kabinetit qeveritar për përballje në debat për të gjitha çështjet, duke filluar nga Thesari, doracakët, gruri, kontratat njëburimore, rezervat e shtetit, tenderët e KEK-ut dhe Martin Berishajn, licencat e Microsoft, 160 çerdhet, lirimin e çmimit të rrymës e deri te bashkimi kombëtar.

“I bej thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshta të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetrore dhe Ridvan Muharremin, për tenderat në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licensat e Microsoftit, për 160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar. Caktone studion, kohën merrni vizatimet me veti unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, ka shkruar deputetja Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button