Bajrami i reagon Haxhiut: Dorëhiquni, keni dështuar

Pas videos të publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes së cilës ka ironizuar opozitën për mos unitet rreth shkuarjes në zgjedhje, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Sipas saj kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën.
Po ashtu Bajrami e ka quajtur Haxhiun ministre të skandaleve me djegien e IML, e të dështimit të Vetingut .
Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.
“Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.Dorëhiquni!”, ka shkruar Bajrami.