Bajrami: Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues

(Lajm i përditësuar)

Bajrami: Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja me programin e saj është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do jetë partia fituese.

”Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues”, tha Bajrami.

Bajrami tha se LDK-ja sondazhet i bën nga institucione të pavaruara e jo nga aktivista politik.

”LDK-ja nuk po i bën sondazhet me aktivistat e vet, po bëhen nga insititucione kryesisht të pavaruara”, tha Bajrami.

Bajrami gjithashtu komentoi edhe sondazhet e ndryshme që po e nxjerrin partinë në pushtet përsëri si fituese të zgjedhjeve.

”Rezultatet e sondazheve që e nxjerrin Qeverinë  48% nuk janë të sakta, janë të porositura”, tha Bajrami.


Bajrami: Qeveria Kurti ka ecur me hapa të breshkës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar punën e Qeverisë Kurti për gjatë tre viteve.

Bajrami ka përmenduar disa prej ”dështimeve në fusha të caktuara” për çka ka thënë se ”Qeveria Kurti ka ecur me hapa të breshkës”.


Bajrami: Qeveria Kurti sa herë shkakton krizë, i shpërndan ka 100 euro 

Bajrami: Sot një familjes kosovare as 100 e as 200 euro nuk ju kryejnë punë

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur për gjendjen ekonomie gjatë qeverisjes Kurti, për çka tha se ”e dinë të gjithë”.

Sipas tij, masat e Qeverisë nuk po e luftojnë varfërinë, sepse ka rritje të çmimeve në të gjitha produktet, teksa shtoi se ‘Sot një familje kosovare, 100 ose 200 euro nuk ju kryejnë punë”.

”Kjo Qeveri sa herë shkakton krizë, i shpërndan ka 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik”, tha Bajrami.


Bajrami: Ne jemi opozitë që nuk thyejmë vetura e shkojmë në kuvend me gazë lotësjellës

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se LDK-ja në opozitë ka zgjedhur të mos bëjë veprime sikur, opozitat e viteve tjera.

”Nuk jemi sikur ata që shkojnë me gazë lotësjellës në Kuvend, nuk do t’i gjuajmë me molotv polictë dhe insititucionet, nuk do të thyejmë vetura sikur mua që më është thyerë”, tha Bajrami.


Bajrami: Federalizimin e Kosovës do e kundërshtojmë me tërë qenien tonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti e ka për obligim që draft statuin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por sipas saj Qeveria nuk po e bën këtë sepse e dinë që drafti është në kundërshtim me Kushtetutën.

”Kurti heziton që t’i pranojë obligimet e veta, draft statuti ka nevojë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria e Kosovës. Kta po e dinë që draft statuti është në kundërshtim me Kushtetën për atë spo e bëjnë këtë. Federalizimin e Kosovës do e kundërshtojmë më tërë qenien tonë”, tha Bajrami.


Bajrami: LDK-ja më e gatshme se VV-ja për zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja është partia më e gatshme për zgjedhje.

Sipas saj, LDK-ja është më e gatshme se partia në pushtet për zgjedhje.

”Kemi qenë të gatshëm sa i përket zgjedhjeve, as partia në pushtet nuk ka qenë më e gatshme se LDK-ja për zgjedhje. evetmja pengës që është se në Kuvend të duhen numrat për ta rrëzu një Qeveri këtë nuk mund ta bëjmë”, tha Bajrami.

Bajrami tutje ka shtuar se LDK-ja si subjekt politik ”Ne nuk i gëzohemi asnjë përplasje të cilës do qeveri të Kosovës me SHBA sepse ne e kemi Kosovën projekt të përjetshme. Marrdhënia e Kosovës me gjitha vendet që e mbështesin janë të shejnta”.


Bajrami: Në asnjërën fushë qeveria nuk ka përmbushur mbi 20% të premtimeve

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami  ka folur edhe për përmbushjen e premtimeve nga qeveria Kurti.

Ajo ka thënë se qysh pas 3 viteve nuk janë plotësuar as 20% e premtimeve nga qeveria.

“Dhe unë mund t’i listoj kushdo të më dalë përpara dhe të më thotë në cilën fushë janë përmbushur më shumë se 20% të premtimve dhe unë mund t’i listoj”, ka thënë ajo


Bajrami: Në katër komunat veriore ka mundësi që transaksionet kryhen me dinarë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti nuk e ka arritur që të ”shtrij sovranitet në pjesën veriore të Kosovë”, teksa shtoi se e gjithë kjo çështje është si mbulim i dështimeve të Qeverisë Kurti.

”Jam shumë e sigurt se në katër komunat veriore, edhe në pjesët tjera me shumicë serbe jam e bindur se ka mundësi që transaksionet në dyqanet e lagjes kryhen me dinarë”, tha Bajrami.


Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Bajrami: Kosova nuk e ka luksin për ta testuar pikën e vlimit

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Bajrami tha se kjo çështje ka pasur mundësi të rregullohet pa bërë shumë zhurëm.

”Nuk besoj që kemi përfitu diçka, tensionim të raporteve që brenda këtij mandati është përsëritur disa herë, po nuk besoj që aleatëve, siç janë SHBA-të Kosova e ka luksin për ta testuar pikën e vilimit”, tha Bajrami./21Media

Back to top button