Hoxhaj: Greva e minatorëve shërbeu për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se 35 vjet më parë greva e miniatorëve ka treguar se ishte vullneti politik dhe jo struktura e një regjimi që përcakton stabilitetin.

Ai ka shtuar se kjo ngjarje është bërë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia Serbe.

“Greva e minatorëve para 35 vitesh, më 20 shkurt e vitit 1989, sot tregon se ishte vullneti politik dhe jo struktura e një regjimi që përcakton stabilitetin. Kjo ngjarje u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe. Si e tillë, e përcaktoi fatin e pashmagshëm të vdekjes së shtypjes serbe e jugosllave. Ajo shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./21Media

Back to top button