Bajrami: Kemi rënie drastike, 230 milionë euro më pak të hyra deri në fund të vitit

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se dallimi mes buxhetit të planifikuar prej 2.6 miliardë euro dhe të hyrave është rreth 800 milionë euro.

Ajo pak para votimit të projektligjit të buxhetit, tha se gjendja financiare në Kosovë është më e vështira deri më tash.

“Gjenda buxhetore në vendin tonë është shumë e rëndë. Asnjëherë me keq nuk kanë qenë të hyrat buxhetore, kemi rënie drastike, deri në fund të vitit pritet të kemi më pak se 230 milionë euro, kurse shpenzimet po ngriten për shkak të pandemisë po rritën dita-ditës. Neve na ka goditur më shumë, për shkak nuk kemi rezerva dhe buxhet të madh dhe stabil”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, të hyrat buxhetore planifikohen të jenë 1 miliard e 788 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

“Kemi një diskrepancë prej rreth 800 milionë euro, të cilat jemi detyru t’i marrim nga emetimi letrave me vlerë, huazimi i brendshëm, i jashtëm dhe gjithashtu të shfrytëzojmë një pjesë të fondeve nga Agjencioni i Privatizimit të Kosovës”, ka thënë Bajrami./21Media

 

Back to top button