Bajrami: Kryeminstër fokusoheni në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave

 
Mësimi në Kosovë është dashur të fillojë sot por, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 është shtyrë deri më 13 shtator.
Ish-minstrja e Arstimit, Hykmete Bajrami kërkoi nga Kryeministri, Albin Kurti që të bëhet një zgjedhje për hapjen e shkollave sikurse po ndodh në vendet e rajonit, duket thënë se sot, shkollat janë të mbyllura si në kohë lufte.
“Sot do të duhej të uronim fillimin e vitit të ri shkollor. Sikurse po ndodh në vendet e rajonit. Kur erdhi pandemia, më 11 mars 2020 u mbyllën shkollat por pas një jave filloi mësimi online. Kryeministër, duhet të bëni zgjidhje, e di që jeni i zënë edhe me punë tjera, edhe më angazhime e punësime partiake, edhe me fushatën elektorale, por po kërkoj nga ju dhe secili anëtar i kabinetit qeveritar të fokusoheni në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave”, shkroi në Facebook Bajrami.
Ajo tha se deri tash s’ka parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave.
Duke iu drejtuar kryeminstrit për të bërë zgjidhje për hapjen e shkollave, Bajrami tha se ka Ka kohë për fushatë elektorale. “Ka kohë për sulme politike.  Qytetarët ju votuan për të bërë zgjidhje dhe fjala është e Juaja’./21Media 

Back to top button