Një 29-vjeçare shtatzënë vdiq nga COVID-19

Një 29 vjeçare shtatzënë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, në QKUK në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefi i Klinikës Intensive, Mentor Alimusaj.
Ai ka thënë se pacientja me inicialet N.Rr ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe nuk ka pasur ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese. Doktori Alimusaj ka deklaruar se viktima nuk ishte e vaksinuar.
“Pacientja ka vdekur më 30 gusht, si pasojë e Covid-it”, ka thënë Alimusaj për portalin rtv21.tv.
Ndërsa ai ka shtuar se nga klinika e Gjinekologjisë deri më tani janë pranuar 3 paciente shtatzëna të cilat po ashtu nuk janë të vaksinuara kundër virusit corona.
Gjinekologu, Curr Gjocaj për RTV21 ka thënë se gratë shtatzëna duhet të vaksinohen dhe mjafton ato të jenë në gjendje të mirë shëndetësore në kohën e vaksinimit.

Edhe Ministria e Shëndetësisë, përmes një videomesazhi ka inkurajuar gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! /21Media

Back to top button