Bajrami: LVV nuk ka interes ta konstituojë Kuvendin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit tha Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për ta konstituuar Kuvendin.
Sa i përket propozimit të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, Bajrami tha se LVV-ja e ka ditur që të dyja kandidatet nuk do të merrnin votën e deputetëve.
“Është fatkeqësi që ne sot nuk kemi institucione. Zyrat e Qeverisë janë të uzurpuara nga njerëz që ju ka kaluar mandati. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzime penale që ne i kemi dorëzuar”, u shpreh ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?