Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: LVV nuk i ka numrat, ky është thelbi i problemit

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit tha se thelb i këtij dështimi është Vetëvendosja.

“Është e qartë se thelbi problemi ka qenë tek shumica parlamentar përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Siç u pa përveç që kishim humbur 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tani të konfirmuar dy herë. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra, nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.“, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se qëndrimet e LDK-së do të mbeten të njëjta.

“LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje. Si e tillë nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”, u shpreh Abdixhiku./21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button