Bajrami me shokë ndalin Juven

Pas humbjes në Romë ndaj Lacios, Juve ra edhe në Reggio Emilia. Në ndeshjen e 30-të të Serisë A, skuadra e Allegrit humbi 1-0 nga Sassuolo dhe mbetet e gozhduar në 44 pikë jashtë zonës së vlefshme për Evropën.

Me ritëm të ulët në stadiumin “Mapei”, pjesa e parë ishte me gabime, kombinime taktikash dhe lojë e mërzitshme.

Më pas në pjesën e dytë Defrel (64′) zhbllokon ndeshjen duke përfituar nga një gabim i Fagiolit. Aksioni nisi nga këmbët e lojtarit të Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami, që ishte një ndër më të mirët në fushë nga skuadra e tij.

Back to top button