Bajrami – Muratit: Dilni në terren, filloni punën pas 2 vjetësh pushim

(Lajm i përditësuar)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Murati që pas “dy vitesh pushim në qverisje”, të fillojnë punën. Këtë reagim ajo e bëri pasi gjatë ditës ministri Murati e akuzoi LDK-në se për shkak të dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan, sot qytetarët po paguajnë më shtrenjtë vajin e grurin.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se ministri Murati është ankuar se pse LDK nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën.

Sipas deputetes, Ligji për Çmimet Tavan do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mdhenjë.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të kryejë punën sipas mandatit të dhënë.

Murati e fajëson LDK-në për çmimin e miellit, vajit e bukës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka rënë çmimi i furnizimeve nga importi në disa produkte.

Përmes një postimi në “Facebook”, Murati bëri të ditur se çmimi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër, ndërsa për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.

Megjithatë, ai ka fajësuar LDK-në se është fajtore se pse qytetarët po paguajnë me shtrenjtë se që duhet vajin. Kjo pasi që LDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan.

LDK këtë ligj e cilësonte si kundërshtues, prandaj edhe ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

“Vlerësimi ynë është se në tërësinë e tij ky dokument ose kjo nismë legjislative është antikushtetues, ne nuk e kundërshtojmë vetëm në nene të caktuar por në tërësinë e vet, sepse jemi të bindur që kjo iniciativë paraqet një ndërhyrje arbitrare në vlerat e ekonomisë së tregut”, ishte shprehur Selmanaj./21Media

Back to top button