Bajrami-Muratit: Tregoji Albinit ku i ke marr paratë për shtesa, ai s’po merr vesh në ekonomi fare

Lidhur me shtesat për lehonat dhe fëmijët ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit,
Në një postim në tre vjetorin e prezantimit të këtyre shtesave, ministri Murati thumboi opozitën, duke theksuar pyetjet që ishin ngritur se si do të sigurohej buxheti për zbatimin e kësaj mase.
Bajrami i ka thënë Muratit që këto informacione t’ia tregojë shefit të tij, Kryeministrit Albin Kurti, meqë sipas saj, ai “spo merr veshë në ekonomi fare”.
Deputetja e LDK’së ka thënë se “shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish”.
”Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.”, ka shkruar Bajrami.
Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti tha se prej prezantimit të këtyre shtesave afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16-vjeçare kanë përfituar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?